Mikrofinanca po përballet me valën e moskthimit të kredive si pasojë e përkeqësimit të gjendjes finaciare të individëve. Nga rreth 265 mijë klientë që numëron ky sektor, 40 mijë prej tyre kanë kërkuar ristrukturim të kredive me qëllim lehtësimin e kostove.

 

Kryetarja e Shoqatës së Mikrofinancës Arlinda Mujo e ftuar në emisionin “E-Zone”, në Vizion Plus thotë se pritshmëritë janë që ky vit të mbyllet me një nivel prej dyfish të rritjes së kredive me probleme.

 

“Jemi përballë një rikthimi të normalitetit, i cili duhet thënë nuk është si para shfaqjes së pandemisë. Ne deri më tani kemi rishikuar rreth 40 mijë aplikime nga klientët që kërkojnë rishikim të afateve dhe pagesës së kredive. Parashikimet tona janë që nëse në 2019 ne si sektor e mbyllëm me një nivel prej 8% të kredive me probleme, 2020 nuk do të jetë më pak se 15%, pra një dyfishim. Por në vlerë absolute rritja nuk është kaq e madhe, për shkak se këto kohë kemi qenë të tkurrur në kredidhënien e re.”      

 

Sipas të dhënave të shoqatës, çdo subjekt ka marrë masat për t’ju përshtatur realitetit të ri dhe për të përballuar sfidat me të cilat përballet ky sektor, ku më kryesori është edukimi financiar i popullatës. Kompanitë që operojnë në këtë fushë mbështetin me kredi shtresën më vunerabël të shoqërisë, ndaj informimi i tyre është një sfidë më vete.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *