Këngëtari amerikan Mike Posner, i njohur për këngën “I Took A Pill In Ibiza”, me të cilën brenda një harku katër javor u rendit I pari në vitin 2016, ka përshkruar 4588 kilometra në këmbë.

 

Pasi humbi babanë e tij i cili vuante me kancer, dy vjet më parë, këngëtari hoqi dorë nga zakonet e tij të vjetra, duke mos pirë më pije dhe drogë dhe ndërmorri një udhëtim që I ndryshoi jetën.

 

Më 15 Prill të këtij viti, ai filloi të ecë në Asbury Park, Neë Jersey; duke mos u ndalur deri sa arriti në Oqeanin Paqësor, gjashtë muaj më vonë.

 

“Kam ecur për t’u bërë dikush me të cilin jam krenar,” i thotë ai BBC-së.

 

“Para se të largohesha, dyshoja se kisha ende potencialit të pashfrytëzuar brenda meje,” thotë ai.

 

Udhëtimi i yllit është i dokumentuar në video për këngën e tij të re, Live Before I Die; një bashkëpunim ky me producentin britanik Naughty Boy.

 

Posner eci 4.588 km në udhëtimin e tij, duke u ngritur çdo ditë në 4 të mëngjesit dhe duke mos ndaluar për asnjë moment dhe për të mos bërë asnjë hap mbrapsht.

 

Gjatë rrugës, ai u kafshua nga një gjarpër duke vendosur jetën e tij në rrezik. Ai u kurua për tre javë në spitalin e Kolorados, ku iu tha nga ana e mjekëve se mund edhe të humbte këmbën. Por fatmirësisht Mike, arriti ta kalonte pa pasoja këtë problem dhe pas disa ditë trajnimesh të vështira, të riniste sërisht udhëtimin e tij, atje ku e la.

 

 

Por udhëtimi nuk ishte më I lehtë pasi shirat e dhe përmbytjet në Misuri e detyruan këngëtarin që të ndryshojë rrugë.

 

“Vazhdova të thoja me vete: ‘Vetëm të shkoj në Kansas,’ dhe kjo ishte mirë … Derisa arrita në Kansas”

 

Ai rrëfen mes të tjerash se krahas vështirësive trupi tij pësoi një sërë ndryshimesh që për të I kanë ndryshuar jetën.  Ai thotë se gjatë udhëtimit mjekra e tij u bë më e butë, ndërsa vetë trupi u forcua dhe u mësua se dhimjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *