Nënkryetari i SHBA Mike Pence fajësoi mediat se po ngjallin frikë për një valë të dytë të virusit. Këto lajme dhe deklarata ai i quajti të tepruara.

“E vërteta është, sido që të thotë media, qasja jonë për tërë Amerikën ka qenë një sukses. Ne kemi ngadalësuar përhapjen, jemi kujdesur për më të prekurit, ne shpëtuam jetë dhe ne kemi krijuar një themel të fortë. Kjo është një arsye për të festuar, jo për të përjetuar frikë nga lajmet e mediave”, deklaroi Pence.

Shumica e ekspertëve thonë se SHBA është ende duke përjetuar një valë të parë. Shtetet lindore si Nju Jorku dhe Nju Xhersi u goditën shumë dhe janë duke u rikuperuar, por disa shtete jugore sapo kanë regjistruar nivelet e tyre më të larta të rasteve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *