2 milionë e 322 mijë persona janë prekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani.

Nga kjo shifër për fat të keq rreth 160 mijë paciente nuk kanë mundur të fitojnë betejen me Covid 19.

Ndërkohe 595 mijë persona janë shëruar plotësisht.

Vendi më I goditur është SHBA me 735 mijë persona të prekur dhe deri më tani me 38 mijë e 800 viktima. Vetëm këtë të shtunë në SHBA kanë gjetur vdekjen mbi 1650 persona.

Bilanc I rëndë këtë të shtunë edhe në Francë, ku kane gjetur vdekjen 642 persona. Ky vend po I afrohet shumë Spanjës pasi ka shkuar tashmë në kuotën e 19 mijë e 323 viktima ndërsa Spanja ka pak më shumë se 20 mijë.

Rekord viktimash këtë të shtunë edhe në Angli, 888. Me këtë shifër të rëndë të orëve të fundit në Britani nuk I përgjithshëm I viktimave ka arritur në 15 mijë e 464.

Vazhdon të ketë ritme të larta vdekjesh edhe në vende të Belgjika, Zvicra, Suedi, Holanda dhe Turqia.

Ndërkohe Gjermania ka pasur 99 viktima këtë të shtunë e tashmë totali është 4451.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *