Pas 12 oresh bisedime ne Moske mes  ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologëve të tij nga Azerbajxhani e Armenia, është arritur marrëveshja për armëpushim dhe bisedime thelbësore të paqes, që synojnë t’i japin fund luftimeve në rajonin Nagorni-Karabak.

 

SERGEI LAVROV MINISTER I JASHTEM I RUSISE

 

“Armëpushimi hyn në fuqi mesnatën e 10 tetorit dhe rrjedhimisht do të lejohet shkëmbimi i të burgosurve dhe i trupave të vrarë në luftimet që kanë nisur dy javë më parë në rajonin e Nagorni Karabakut dhe përreth tij. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të ndërmjetësojë bisedimet për zgjidhje paqësore të konfliktit.”

 

Pas dy javësh luftime të ashpra, kanë humbur jetën qindra ushtarë dhe civilë.Rajoni i Nagorni Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

 

Por, ky rajon ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, që mbështeten nga Jerevani, që prej vitit 1994.Që atëherë, Nagorni Karabaku është banuar dhe qeverisur nga armenët etnikë, duke deyruar qindra-mijëra azerbajxhanas të largohen nga rajoni dhe të shpërngulen.

 

Luftimet e fundit kanë rritur shqetësimet se konflikti mund të zgjerohet dhe në të mund të përfshihen fuqitë rajonale, Turqia dhe Rusia.Turqia konsiderohet aleatja më e ngushtë e Azerbajxhanit, ndërkaq Rusia ka një pakt për mbrojtje me Armeninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *