Një grup ekspertësh mjekësor dhe shkencëtarësh janë bërë sëbashku në një peticion kundër izolimit për shkak të pandemisë. Deklarata e Madhe e Barrington e firmosur nga më shumë se 7,000 shkencëtarë dhe mjekë u bën thirrje politikanëve të rishikojnë të gjithë qasjen e tyre ndaj Covid. Sipas tyre, ky model i izolimit ka sjellë dëm të madh në ekonomi, në shëndet dhe arsimimin e fëmijëve dhe shumë më tepër se kaq.

DEKLARATA E MADHE E BARRINGTON

Politikat aktuale të bllokimit po prodhojnë efekte shkatërruese në shëndetin publik afatshkurtër dhe afatgjatë. Rezultatet e bllokimit përfshijnë përkeqësimin e  sëmundjeve kardiovaskulare, më pak kontrolle të kancerit si dhe përkeqësimin e shëndetit mendor.  Kjo do të sjellë si pasojë vdekshmëri më të madhe në vitet e ardhshme në të gjitha nivelet e shoqërisë. Gjithashtu mbajtja e nxënësve jashtë shkollës është një padrejtësi e rëndë.

 

Deklaratës i janë bashkuar emra të njohur të fushës së mjeksësisë nga universitete si : Oksford, Harvard, Stanford etj. Ekspertët janë të bindur se një peticion i një rëndësie të tillë nuk mund të mos dëgjohet nga politikbërësit.

Shkencëtarët gjithashtu lobojnë fort për miratimin e strategjisë së imunitetit masiv të tufës pasi sipas tyre, bllokimet nuk ndihmojnë në uljen e numrit të të vdekurve nga Covid-19, por thjesht i shtyjnë vdekjet.

Përsa i përket modelit aktual të implikuar në popullsi, izolimit, grupi i mjekëve shprehet se ndërhyrjet e shpetja ishin të efektshme vetëm në uljen e kërkesës për një numër të  madh shtretërish të kujdesit intesiv, por gjithashtu ndikuan negativisht në zgjatjen e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *