Një nga investimet më të mëdha të huaja në Greqi: koncerni Microsoft do të investojë atje së shpejti rreth 850 milionë euro. Për qeverinë greke që lufton me papunësinë në vend – një dhuratë e shumëpritur.

Koncerni amerikan Microsoft do të investojë rreth 850 milion euro në Greqi.

Është planifikuar hapja e tri qendrave të të dhënave në zonën e  Athinës, deklaruan Drejtori Ekzekutiv Brad Smith dhe kryeministri grek Kostas Mitsotakis. Veç kësaj është planifikuar trajnime në fushën digjitale për rreth 100.000 punonjës të sektorit publik dhe të atij privat. Kjo është pjesë e marrëveshjes.

Greqia e kishte marrë pjesërisht veten kohët e fundit nga kriza e gjatë ekonomike dhe financiare. Megjithatë, pas shpërthimit të krizës së Coronas, papunësia u rrit përsëri: nga 16.4 përqind në fillim të vitit në 18.3 në qershor./ DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *