Vetëm disa ditë pasi zbuloi lajmin e tmerrshëm se djali i tij 3 vjeçar Noah është diagnostikuar me kancer, Michael Buble ka anulluar zyrtarisht performancën e tij në BBC Music Awards. Eventi do të zhvillohet në Londër më 12 dhjetor dhe do të perfshijë emra shumë të njohur si Lukas Graham, Emeli Sande dhe Kaiser Chiefs.

Në anoncimin e tij të mëparshëm në Facebook, Michael Buble ka thënë se ai dhe bashkëshortja Luisana Lopilato do të ndërpresin gjithçka në lidhje me karrierën  e tyre dhe do t’i dedikojnë të gjithë kohën dhe vëmendjen Noah-s, për ta ndihmuar të bëhet më mirë. Në këtë kohë të vështirë ata kërkojnë vetëm lutjet e të gjithëve dhe respektin për jetën e tyre private. Kanë një rrugë të gjatë përpara dhe shpresojnë se me suportin e familjes, miqve dhe fansave në mbarë botën, do t’i a dalin mbanë të fitojnë këtë luftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *