Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me gratë e Lidhjes së Gruas Demokrate gjatë një takimi të zhvilluar gjatë mesditës së sotme.

 

Basha mori fjalën teksa fliste, nënkryetarja e PD Grida Duma e cila tha se një prej anëtarëve të Lidhjes së Gruas Demokratike i çon çdo ditë këngë dhe lule.

 

“Mua më çon në inbox, këngë edhe lule”, tha ajo.

 

Në këtë fjalë Basha ndërhyri teksa i kërkoi Dumës të shkëmbejnë bashkë mesazhet pasi atij i çojnë vetëm grushte dhe flakë.

 

“M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua zotërinjtë më çojnë grushte, flakë. Më mirë me këngë dhe me lule”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *