Presidenti Ilir Meta reagoi pas raporti të progresit që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi për Shqipërinë këtë të enjte.

 

Teksa në raport vihej theksi tek akuzat për blerje votash, kreu i shtetit garantoi se në 25 prill shqiptarët do të mbrojnë votën e lirë.

 

Ai kërkoi ndëshkim të atyre që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve.

 

“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar. 🇦🇱🤝🇪🇺”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *