Javën e ardhshme kreu i kuvendit Ilir Meta, do te vizitoje serish Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Kjo është vizita e dyte qe Meta ben brenda pak kohëve ne SHBA, ndërsa ka deklaruar votën pro te partisë se tij per reformën ne drejtësi. Lajmi konfirmohet nga burime te kuvendit, ndërsa mediat e huaja citojnë nje letër qe kryeparlamentari i ka nisur kongresit amerikan. Ilir Meta shprehet i lumtur ne këtë letër per pritjen qe do i bëjnë disa anëtare te qeverise. Vizitën e tij Meta e mbështet ne përvjetorin e 25 te rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara. Ai thekson angazhimin e Shqipërisë ne luftën kundër terrorizmit dhe se Shqipëria do te bashkëpunoje me fqinjët per te përballuar krizën e emigranteve.
Meta vizitë në SHBA





