Presidenti Ilir Meta uron Maqedoninë e Veriut, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Një një shënim në rrjetet sociale, Meta shkruan shkruan se Maqedonia e Veriut, zhvilloi sipas tij “zgjedhje të lira, demokratike dhe konkurruese”.

Në shënimin e tij, kreu i shtetit, shton më tej se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bashkojnë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Statusi i presidentit Ilir Meta

“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!

Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.

Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *