Presidenti i Republikës, Ilir Meta shfrytëzoi takimin me ekspertët e Komisionit të Venecias për të thumbuar ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

 

Teksa po diskutonte me delegacionin se kush ka të drejtë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Meta tha se ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë për të ndarë këtë çështje. Por me ironi ai tha se ata janë të zënë duke ndjekur paranë.

 

“Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë.”

 

Ndjekja e parave është një shprehje e përdorur shpesh nga ambasadori Soreca sa herë që është pyetur për paketën “Anti-KÇK”.

 

“Përsa i përket operacionit Forcat e Ligjit, ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë dhe ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më ë mirë për t’u adresuar drejt këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem”, ka deklaruar Soreca.

 

Ekspertët e Komisionit të Venecias ndodhen në Shqipëri për të diskutuar mbi kërkesën e Kuvendit mbi  ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *