Subscribe

Presidenti Ilir Meta u shpreh i tronditur nga tërmeti që goditi Turqinë këtë të premte. Meta tha në “Facebook” se lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri. Ai shprehu mbështetjen e popullit shqiptar për të dëmtuarit.

 

“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj. 🇦🇱🇹🇷🇬🇷”

 

Magnituda e tërmetit, referuar mediave turke, ishte 6.6 dhe deri tani ka shkaktuar katër viktima e 120 të plagosur. Po ashtu, rreth 70 qytetarë janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *