Presidenti Meta vlerësoi këtë të premte, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullit (pas vdekjes).

 

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë Kryetarja e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, znj.Gentjana Sula, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, z.Nebil Çika, ish-të persekutuar e përfaqësues të familjeve Petrela e Topulli, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se: “Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë është një mundësi për të ngritur zërin për viktimat e zhdukur gjatë regjimeve totalitare, por edhe për ato viktima të zhdukur gjatë ditëve të sotme kudo në botë”.

 

Gjithashtu Presidenti Meta u shpreh se “Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij.

 

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë është një mundësi për të ngritur zërin për viktimat e zhdukur gjatë regjimeve totalitare, por edhe për ato viktima të zhdukur gjatë ditëve të sotme kudo në botë. Zhdukja është përdorur dhe fatkeqësisht vazhdon të përdoret si mjet shtypjeje ndaj kundërshtarëve politik. Duke i zhdukur me forcë kundërshtarët e tyre politik, regjimet totalitare kanë mbjellë terror dhe kanë krijuar pasiguri të përgjithshme, jo vetëm për familjarët e të zhdukurve, por për tërë shoqërinë në përgjithësi. Sot, në këtë ditë, ne nderojmë djemtë e një familjeje që kanë kaluar kalvarin e tmerrshëm të vdekjes dhe varrosjes së prindërve të tyre, nga regjimi komunist, në fshehtësi dhe pa asnjë shenjë identifikimi.Njëkohësisht nderojmë edhe shumë të tjerë, që u janë zhdukur prindërit, bijtë apo të afërmit pas pushkatimeve, dhe ende sot, nuk i kanë gjetur eshtrat e tyre dhe nuk kanë mundësi t’u ngrenë një vend prehjeje e paqe të përjetshme.   

 

Presidenti Meta shtoi se Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, të gjithë aktoret politik dhe jopolik në vend duhet të jenë të bindur dhe solid në rrugetimin drejt BE, duke mos lejuar kurrrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, kurrë dhe në asnjë formë.

 

Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij. Që të mos kthehemi 30 vite pas si në kohët e errëta të dhunimit dhe shtypjes së popullit shqiptar por të ecim përpara denjësisht si qytetarë të lirë evropianë dhe me dinjitetin njerëzor që meriton çdo njeri i këtij vendi.Nderim përjetë të gjithë viktimave të zhdukur me forcë, të gjithë disidentëve dhe të gjithë ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *