Presidenti i republikës Ilir Meta priti zëvendëskryeministren dhe Ministren e Jashtme të Bullgarisë Ekaterian Zaharieva. Kreu i shtetit Meta dhe numri dy i qeverisë bullgare, vunë theksin tek rëndësia e reformës në drejtësi dhe zbatimi i saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Gjatë takimit u nda bindja për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale. Kreu i shtetit shqiptar, shprehu besimin në mbështetjen e bullgarisë për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në  familjen evropiane.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *