Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

 

Sipas zyrës së shtypit të kreut të shtetit, Presidenti Meta i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

 

Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *