Presidenti Ilir Meta zhvilloi këtë të martë një takim me ekipin me mjekë e infermierë italianë që kanë ardhur në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta tha se shkëmbimi i eksperiencave është shumë i rëndësishëm për të përballuar pandeminë. Ai e falenderoi Italinë për ndihmën e dhënë.

“Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19. Theksova se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm. Falenderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira. Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror të Italisë, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë! GRAZIE DI CUORE! 🇦🇱❤️🇮🇹”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *