Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me presidentin francez Emmanuele Macron.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Meta në një postim në Facebook, ndërsa shkruan se ai është zhvilluar me rastin e Forumit të Parisit për Paqen.

 

Për Metën, bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit tonë.

 

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *