Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një takim me ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.

 

Meta shprehet se diplomati i dorëzoi një ftesë nga Emiri i Katarit për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, të cilën e ka pranuar.

 

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Katarit, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri, i cili më dorëzoi personalisht ftesën e Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha. I kërkova Ambasadorit t’i përcjellë Emirit të Katarit përshëndetjet e ngrohta dhe falenderimin e përzemërt Emirit për ftesën, të cilën e pranova me shumë kënaqësi. Me këtë rast i shpreha falenderimin dhe mirënjohjen e sinqertë edhe për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite, si dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *