Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

 

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

 

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, u shpreh Presidenti Meta.

 

Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *