Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur thirrjes së një ditë më parë të bërë nga  Brukselit dhe OSBE përmes, kreut aktual Miroslav Lajcak që të respektohet Kushtetuta dhe se shqiptarët duhet të votojnë brenda afateve ligjore që janë përcaktuar.

 

Në përgjigjen e tij për ndërkombëtarët kreu i shtetit është shprehur se e mirpret mbështetjen e Brukselit në këtë situatë për kontribute konstruktive, por që përgjegjës për stabilitetin e vendit është ai vete.

 

 “Unë me zotin Lajçak kam patur një bisedë shumë të këndshme dhe pak më parë. Nëse dikush nga Brukseli mund të nxjerrë ndonjë dekret për zgjedhjet, ta nxjerrë. Për mua është e qartë, president i Republikës jam unë. Përgjegjësinë për stabilitetin e vendit e kam unë, të gjithë janë të mirëpritur për kontribute konstruktive. Kontribute me ngatërresa jo, jemi lodhur me ngatëresa deri më tani. Nuk kemi nevojë as për eurojuristë, as për eurodiplomatë.  Kemi nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që i qëndrojnë parimeve europiane”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *