Nje dite pas manifestimit te mbajtur ne bulevard, presidenti Meta falenderoi të gjitë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij për mbrojtjen e kushtetutës.

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i shtetit theksoi se  te henen u hodh hapi i parë i misionit të tij për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar.

Meta akuzoi serish mazhorancën qeverisëse se po synon rrëmbimin mafioz të gjykatës kushtetuese. Presidenti theksoi se eshte i vendosur per te mos e lejuar një gjë të tillë pasi ka mbeshtetjen e popullit.

Nga ana tjetër, presidenca nuk i ka kursyer as sulmet ne drejtim te ambasadores amerikane dhe atyre te BE, të cilët i cilëson si pjese e frontit te ramaformes pasi po tallen me reformen ne drejtesi.

Duke iu referuar konferencës së prokurorisë, ku ishte e prmanishme dhe minsitrja gjonaj zedhenesi i presidentit, Meta, Tedi Blushi shprehet se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryemaskaradë të pandëshkueshmërisë.

Sipas tij, padrejtesia dhe pafytyrësia kanë arritur majat pasi organi akuzës nuk po heton ministren Gjonaj dhe pse ka konsumuar 4 vepra penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *