Subscribe

Fajtor për emigrimin në rritje të shqiptarëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta, bën qeverinë.

Duke i referuar të dhënave nga  zyra mbështetëse e azilit në Evropë, sipas së cilës numri i shqiptarëve që braktisën vendin deri në nëntorin e 2019-ës është rritur me 16% në krahasim me një vit më parë, kreu i shtetit tha se kjo vjen si rezultat i keqqeverisjes.

Një reagim, Presidenti i Republikës, e pati edhe për samitin e tretë të minishengenit ballkanik.

Më herët në konferencën kombëtare ku diskutohej për lirinë e shprehjes, Meta tha se liria e medias është përkeqësuar.

 

Fatkeqësisht liria e medias është përkeqësuar ndjeshëm.
Pas shumë viteve, gazetarët u janë rikthyer protestave në mbrojtje të lirisë së shprehjes, ndërsa numri i reporterëve që janë detyruar të braktisin vendin është rritur progresivisht.As media dhe as gazetarët nuk janë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi.Ata nuk mund të trajtohen si të tillë!

 

Një qëndrimin për paketën antishpifje e votuar në parlament të mërkurën, Meta tha se fillimisht do të njihet me të  dhe më pas do të marrë një vendim për dekretimin ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *