Presidenti Ilir Meta ka shpallur vakancën për vendin e mbetur  bosh pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i Besnik Muçit një ditë më parë.

 

Në dokument shkruhet se kemi të bëjmë me plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar nga përfundimi parakohe i mandatit të ish gjyqtarit besnik Muçi.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të bëjë verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për kandidatët Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *