Lëvizja Socialiste ka bërë më dije se banorër e Durrësit kanë shprehur mirënjihje ndaj presidentit Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme.

 

Në reagimin e LSI thuhet se duhej dekreti i Metës që Këshilli Bashkiak Durrës të merrte vendim për miratimin e granteve për banesat e familjeve të demtuara nga termeti.

 

Sipas LSI, dekreti Presidencial për zgjedhje vendore bëri që qindra familje të përfitojnë bonusin e qerasë që mungonte prej 3 muajsh në famljet e tyre.

 

“Banoret e Durresit mirenjohes Presidentit Meta per caktimin e dates se zgjedhjeve!
Duhej dekreti i Presidentit te Republikes per zgjedhjet lokale te 6 Marsit, qe Keshilli Bashkiak Durres te merte vendim per miratimin e granteve per banesat e familjeve te demtuara nga termeti!

 

Bashkia Durres 10 muaj pushim per banesat e demtuara nga termeti, nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 deri kur u caktuan zgjedhjet lokale!
Pasditen e te premtes pritet te mblidhet Keshilli Bashkiak Durres, ku nder te tjera do miratohet edhe lista e personave/familjeve qe perfitojne grantin per rikonstruksionin e banesave te demtuara nga termeti. Por pse pikerisht ne kete kohe???

 

Dekreti Presidencial i dates 20 Janar per zgjedhje vendore edhe ne Bashkine Durres, beri qe qindra familje te perfitojne bonusin e qerase qe mungonte prej 3 muajsh ne famljet e tyre dhe ‘shkundi xhepat’ e Bashkise per grantet e mbi 500 familjeve durresake!
Keto jane ‘skemat mashtruese josurprize’ te Rilindjes gjate fushatave zgjedhore!

 

Me syte nga Zoti e me shprese per zgjedhje te tjera sa me te aferta, familjet e tjera ende te pa demshperblyera mbeten ne pritje”, thuhet në reagimin e LSI, Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *