E ndersa artistet dhe drejtuesit e opozites po protestononin para teatrit kombetar, presidenti Meta reagoi duke denuar perplasjet me forcat e policise.

 

Rrethimi me police i teatrit kombetar dhe perplasjet fizike me komunitetin e artisteve te cilet jane aty ne mbrojtjen e nje prej vlerave te trashegimise tone historike, kulturore e kombetare, jane nje ngjarje e shemtuar dhe e turpshme_ – shkruan presidenti.

 

Me tej, kreu i shtetit i ben thirrje policisë qe të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së teatrit.

 

“As stampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! – e mbyll reagimin e tij presidenti Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *