Krerët më të lartë të shtetit e politikës shqiptare kanë reaguar per marrëveshjen mbi demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

 

Presidenti Meta uron institucionet e Kosovës për këtë hap të rëndësishëm dhe nënvizon se kjo ngjarje i hap rrugën të ardhmes evropiane të saj dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kryeministri Rama ka marrë lajmin ndërkohë që po udhëtonte drejt Kosovës.

 

“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me malin e zi! Uroj të mbyllet sa më pare”, shkruan në facebook kreu i qeverisë. Edhe kreu i opozitës Basha ka uruar marrëveshjes, duke u shprehur se ajo përbën një akt të qartë të bashkërendimit të Kosovës me aleatët euroatlantikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *