Presidenti i Republikes Ilir Meta do të shkojë personalisht në 11 tetor në komisionin e Venecias në seancën ku do të miratohet opinioni për kushtetutshmërinë e anullimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Para gazetareve kreu i shtetit ka theksuar se nuk e ka shkelur kushtetutën duke ironiziar mazhorancën qeverisëse.
“I ftoj të gjithë të merren me 11 tetorin, por aq sa duhet, dhe sidomos median të mos bien pjesë e kësaj propagande, se më 11 tetor jam i gatshëm të shkoj në komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Ata që ngelin në klasë për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata se ngaqë s’kanë mësuar gjithë vitin duhet të mësojnë gjatë verës, Mirëpo vetëbesimi i tepër se do ta marrin provimin në vjeshtë i bënë të zgjasin pushimet”.
E vetmja shkelje që kryetari i shtetit ka pranuar është ajo e kodit zgjedhor me caktimin e datës së re të zgjedhjeve në 13 tetor.
“Ka pranuar nie shkelje, afatet e kodit zgjedhor me 3-4 muaj por jo te kushtetues.
Presidenti ka treguar se kuvendi i është drejtuar zyrtarisht për informacion në lidhje me të dhënat për skenarët për djegien e kuvendit në 8 qershor.
“Presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka këtë informacion që t’ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. Por është informacion i vërtetë”
Por në këtë dalje para mediave, ajo që ra me shumë në sy ishte ironia e presidentit ndaj Partisë Demokratike.
“Kemi dëgjuar se do të kemi negociata edhe nga ana e PD. Ju e dini se presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që nuk ka si t’i trembet gotës së shampanjës. Ka një shprehje që unë e kam shumë për zemër: Mos bëni Bajram me mend’. Kështu që festën duhet ta bëjmë të vërtetë. Askush nuk mund të me akuzojë që nuk kam bërë më të mirën. thonë se çfarë bëri presidenti. Papritur të gjithë u kënaqëm dhe u gëzuan, një palë fitoi 61 bashki dhe një tjetër fiton 85% të votuesve”.
Meta iu është përgjigjur edhe pyetjeve nëse qëndrimi pro negociatave i Ramës dhe Bashës e ka vendosur në një pozicion xhelozie
“Qe une te behem xheloz per Ramen, kete nuk e beson as Rama. Une u kam thene dhe diplomateve mos ma merrni ne qafe edin. Une i jap dekorate Edit ne 18 tetor po hapi negociatat, i jap urdhrin e skenderbeut. Zotit Basha nuk i jap dekorate dhe as Monikes. “
Kryetari i shtetit Meta e ka bërë të qartë se do të jetë president edhe për 3 vite të tjera.
“Kuadrati i presidences eshte vetem kuq e zi dhe Shqiperi dhe nuk ka shans te dale nga presidenca para korrikut te 2022.”