U kërkoj ndjesë si President i Republikës të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe ato netë me sakrifica të jashtëzakonshme!

Presidenti i republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër për situatën e krijuar javën e kaluar në Kakavijë duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë  për shtyp kryetari i shtetit deklaroi se kriza në pikat kufitare me Greqinë u krijuar vetëm nga mos ushtrimi i detyrave e përgjegjësive nga ana e qeverisë.

ILIR META

PRESIDENTI I REPUBLIKES

Çdo përpjekje për te fajësuar palën greke është pa kuptim, se ne e dimë shumë mirë se ishte dhe është përgjegjësi e shtetit shqiptar, ku kryeministri ne një rast të tille ka përgjegjësi te shumëfishtë, e ka si kryeministër dhe e ka si ministër i Jashtëm.

Sipas kreut te shtetit përgjatë ditëve te fundit qeveria është munduar të gjejë justifikime edhe pse ne këndvështrimin e Ilir Metës i takon asaj të marrë masa për shtetasit shqiptarë.

Një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave të jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla që cenojnë jo vetëm integritetin dhe dinjitetin e shtetasve, por rrezikojnë edhe shëndetin e mijëra qytetarëve që kaluan ditë dhe netë të tëra në kushte të vështira. Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët para se të niseshin mbi kushtet e hyrjes në kufirin me vendin fqinj. Kjo është e pafalshme dhe e papranueshme sepse është vetëm papërgjegjshmëri.

Presidenti i republikës Meta i ka bërë apel qeverisë të marrë masa që kjo situatë të mos përsëritet më.

Qeveria shqiptare duhet të subvencionojë tamponët dhe të marrë masa të menjëhershme që situata e krijuar në Kakavijë të mos përsëritet më në të ardhmen, në asnjë pikë të kalimit të kufirit. Nga dita e nesërme do ti çoj një kalendar qeverise për te parandaluar raste te tilla duke pasur parasysh qe nga pashkët, krishtlindjet, viti i ri, koha kur emigrantet vijnë për pushime apo largohen sërish.

Situata e krijuar në Kakavijë gjatë ditëve të fundit ka sjellë reagimin e ashpër jo vetëm të kryetarit të shtetit Ilir Meta, por edhe te opozitës e cila gjithashtu ka bërë përgjegjëse qeverinë për pritjen e gjatë të qytetarëve në pikat kufitare me Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *