Presidenti Meta priti në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jeppe Kofod, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi këtë vizitë dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre veçanërisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në fusha të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.

 

Meta shprehu mirënjohjen për ndihmën e Danimarkës për ndërtimin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të shoqërisë civile, si dhe e falenderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, për qëndrimin inkurajues dhe mbështetës të vendit të tij për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

 

Kreu i Shtetit e falenderoi Ministrin Kofod për mbështetjen e vyer të Danimarkës në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19 përmes dhurimit të vaksinave për qytetarët tanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *