Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim këtë të martë me kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu. Gjatë takimit, Meta i kërkoi Shehut që të ushtrojë detyrën e tij në krye të KLSH pa u ndikuar nga politika.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.”

Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Arben Shehu nga ana tjetër e garantoi kreun e shtetit se detyra e tij do të ushtrohet konform rregullave dhe Kushtetutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *