Subscribe

Presidenti Ilir Meta ju përgjigj akuzave se ai shkon natën në Vlorë për të bërë takime elektorale.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryetari i shtetit denoncoi se banorët në Vranisht janë kërcënuar pse janë takuar me të.

 

Meta shtoi se kryeministri Edi Rama shpif për të dhe takimet e tij.

 

“Populli i Selenicës e ka kërkuar presidentin. Këta kanë tradhtuar qytetarët në Selenicë, në Vlorë e kudo, kërkojnë të mashtrojnë me asfalt elektoral. Presidenti ka zhvilluar takime me qytetarët nga Vlora në Orikum, për grabitjet që iu bëheshin tokave të tyre. Çdo projekt ka një diskutim paraprak, për të parë kush është më i miri, por se këta bëjnë projekte. Presidenti nuk ka ikur natën në Vranisht, por ka ikur ditën, do iki prapë, po të dojë të vijë edhe Damiani. Në Vranisht janë kërcënuar banorët pse ftuan presidentin. Kryeoligarku bën shpifje, që të zgjasë agoninë e një regjimi që bazohet te mashtrimi. Vlora iu takon gjithë shqiptarëve”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *