Presidenti Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar nga Vlora për bllokimin e punës në aeroportin e Rinasit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta tha se kjo është një çështje me rëndësi kombëtare.
“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.”