Subscribe

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish një mesazh kryeministrit Edi Rama në lidhje me krizen politike në vend.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta shprehet se e vetmja zgjidhje për krizen politike ne vend ngelen zgjedhjet. Sipas kreut te shtetit, pa zgjedhje nuk ka demokraci e pa demokraci drejtesi te pavarur.

 

Kreu i shtetit shprehet me tej se moszgjidhja e krizës I shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion e nuk e do çeljen e negociatave.

 

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *