Pesidenti Ilir Meta ka folur këtë të premte edhe për takimin qe zhvilloi me homolgun e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë një konference për mediat, kreu i shtetit tregoi se biseda e tyre u përqëndrua në vazhdimin e rrugës së zhvillimeve demokratike, ndërsa shtoi se Kosova dha një shembull respektimit të institucioneve.

Po ashtu, ai nuk la pa përshëndetur edhe ish-kryeministrin Albin Kurti për bashkëpunimin gjatë këtyre muajve.

“Kemi diskutuar që Kosova të vazhdojë në rrugën e zhvillimeve demokratike. Pavarësisht qëndrimeve të fundit, edhe në raport me ndryshimet në gjykatën kushtetuese, kemi pasur ndryshme paqësore. Ndaj duhet të përshëndes dhe ish-kryeministrin Albin Kurtin që kemi pasur bashkëpunim gjatë këtyre muajve. Kosova dha një shembull të respektimit të institucioneve. Edhe kur nuk na pëlqejnë vendimet e tyre. Do respektojmë gjithmonë kushtetutën e Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *