Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga procesi i votimit, presidenti Ilir Meta ka dhënë një paralajmërim.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm krimet zgjedhore, por edhe moshetimi i krimeve zgjedhore dhe ato policore.

 

Ai deklaroi se nuk ka asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të tjera.

 

“Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja. Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *