Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të hëne ka paralajmëruar një nismë të re që siç bëri të ditur do të shpallet në 22 nëntor.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka dhënë detaje lidhur me këtë nisëm të re.

 

“Më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *