Presidenti Ilir Meta ka publikuar një tjetër video, ku në qëndër të saj janë akuzat ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta thotë në sqarimin e shkurtër në rrjetet sociale se ka autorizuar publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti shton se disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë.

Ai akuzon mes të tjerash Dvoranin se nuk po ndjek rrugën e Kushtetutës por rrugën e partisë. Madje ai shkon më tej teksa thotë se partia e mbajti në detyre për 6 vjet, përtej afatit kushtetues 9-vjecar.

Duke sulmuar në mënyrë të tërthorte mazhorancën qeverisë, presidenti Meta thotë se ka ardhur koha ti thuhet mjaft sundimit të partisë dhe është koha vetëm për sundim të ligjit dhe kushtetutës.

 

Më poshtë video e plotë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *