Edhe Presidenti Ilir Meta si shumë personazhe të tjerë të politikes nuk mund të mungonte me statuset ne rrjetet sociale për derbin e kryeqytetit.

Mirëpo më shumë sesa për të shprehur emocionet e kësaj sfide të madhe, kreu I shtetit e ka shfrytëzuar për të risjelle edhe një herë tjetër në vëmendje protesten e 2 marsit në Bulevard kundër qeverisë.

Duke shkëputur një foto të një grupi tifozesh jashtë stadiumit të ri kombëtar me banderolen “2 mars ora 17:00, Për Shqipërinë, Për Kushtetuten”, Meta I falenderon këto tifoze për vëmëndjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar.

 

 

Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.

Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit.

One thought on “Meta nxjerr foton: Edhe tifozët në derbi treguan interes për 2 marsin në Bulevard

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *