Teksa publikoi në faqen e tij Raportin Vjetor të Qëndrës Europianë të Drogave, Presidenti Meta shkruan se përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Kreu i Shtetit shton se raporti I fundit është një këmbanë alarmi që duhet të bashkojë të gjitha forcat kundër këti fenomeni që dëmton imazhin e vendit.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Meta shton se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf?fbclid=IwAR0DWVpTP9_hQdOTotK4UsJoAtcZhAWBNuK4MVUZjHp3G2GmnFXijbqRkas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *