Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë besimtarët shqiptarë në Natën e Kadrit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër.

Kreu i shtetit tha se Xhamia është shkatërruar nga komunistët, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes për Teatrin Kombëtar. Megjithatë, në një moment u shpreh se edhe çështja e Teatrit “është e shenjtë”.

Mes të tjerash, Meta u shpreh se Shkodra është simboli i harmonisë dhe i bashkëjetesës, por edhe i qëndresës.

“Zgjodha vetë që në këtë natë të bekuar të Kadrit të isha pikërisht këtu në Shkodër pasi Shkodra është në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot, simboli i besimit, besimit në Zot por i besimit në vlerat më të mira atdhetare dhe të familjes. Është simboli i harmonisë dhe i bashkëjetesës por edhe i qëndresës dhe durimit. Vizituam xhaminë e Parrucës e cila është ribërë dy herë, u shkatërrua në ‘67 në periudhën më të errët të komunizmit po u rindërtua në periudhën e demokracisë. Dua të uroj Gëzuar këtë natë të bekuar të paqes së madhe dhe sot na kujton dhe më me forcë, mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi dhe zemërgjerësia”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *