Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Strasburg presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer.

 

Takimin e njoftoi vetë kreu I shtetit në një postim në Facebook, ndërsa shprehet se në fokus ka qenë kriza politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Meta thekson se u dakordësua me Kiefer për të sjellë në Shqipëri një delegacion të Kongresit me qëllim zgjidhjen e krizës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *