Subscribe

Përmendja e Presidentit të Shqipërisë në përgjimet e klanit mafioz “Ndrangheta” për kryeministrin Edi Rama nuk është asgjë përderisa prokuroria italiane ka folur me konkluzionet e saj.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama tha se nuk kemi pse merremi me emra sepse organi i akuzës në Itali ka folur qartë.

 

“Ju e dini shumë mirë sesa i gatshmë jam unë të mbroj Ilir Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse Ilir Meta përmendet aty me emër e mbiemër, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. E po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz. Po pastaj? Përderisa prokuroria italiane ka dhënë këtë konkluzion dhe thotë qartësisht atë që lexova unë. Ku hyjnë emrat këtu tani? Nuk ja bën njeri vendit të vet këtë që ja bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon përpara. Janë gati të shkelin Shqipërinë me këmbë orë e çast.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *