Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka qënë i përpiktë në atë që ka premtuar, për të mbërritur para komisionit hetimor në orën 09:59.

Në 09:45 ai ka dalë nga presidenca bashkë me dy këshilltarët e tij, Bahri Shaqiri dhe Tedi Blushi.

Më pas ka preferuar që distancën e shkurtër deri tek kryesia e kuvendit ta përshkruaje në këmbëduke pasur të gjithë vëmendjen e mediave.

Në ato pak fjalë që preferoi të lëshonte me këmbënguljen e gazetareve, kreu I shtetit tha se nuk I pëlqente spektakli politik.

Meta u shpreh i bindur në vendimet që kishte marrë për dekretet e lëshuara mbi datën e zgjedhjeve vendore, për të shfuqizuar 30 qershorin e duke vendosur një datë tjetër, 13 tetorin, vendime për të cilat e detyruan mazhorancën që të ndërmerrte lëvizjen e vet, duke ngritur një komision hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *