Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur nismën e shoqërisë civile për konkretizimin e referendumeve, që sipas tij, është një e drejtë e mohuar për shqiptarët.

 

Meta tha se të gjithë qytetaret do të marrin pjesë në atë që e quajti referendumin e jashtëzakonshëm të 25 prillit.

 

“Sot shoqëria civile publikon nismën e saj për referendum dhe pro/ligjin për referendum. Pra, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues, që për dy vite i është mohuar popullit shqiptarë në mënyrën më të pabesë. Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë”.

 

Kreu i shtetit u shpreh se mungesa e demokracisë ka bërë që Shqipëria, të mos jetë ende pjesë e BE-së. Duke iu referuar rrëzimit te dekretit te tij parlament Meta tha se 97 deputete vendosën të shtyjnë pa afat procesin e Integrimit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *