Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për artisten Hueyda El Saied, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

 

Mesazhi i kreut të shtetit vjen pas dedikimit prekës që bashkëshorti i artistes, Thierry Grosjean, ndau pak orë më parë në Instagram.

 

“Të dashur Gabriel dhe Thierry, Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve. E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre. Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë. Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *