Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti këtë të premte në takim ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

 

Kreu i shtetit në këtë takim i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

 

Meta ka falenderuar gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

 

Ndër të tjera ai ka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *