Presidenti Meta u takua kete te enjte me nje delegacion te komitetit hebreo-amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga drejtori i tij ekzekutiv David Harris.

Kreu i shtetit i njohu ata me situatën aktuale në Shqipëri si dhe me propozimin e tij per tre pale zgjedhje me 13 tetor.

 

“I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti, është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne”, – ka deklaruar Meta.

 

Gjithashtu presidenti e siguroi zotin Harris dhe delegacionin që e shoqëronte, se miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreo-amerikan do të vazhdojë të forcohet, e po ashtu edhe bashkëpunimi ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *