Presidenti Ilir Meta zhvilloi një bisedë me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci këtë të martë.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit i tha diplomatit italian se bashkëpunimi në këtë periudhë është shumë i domosdoshëm.

“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat. Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID. E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Andrà tutto bene! 🇦🇱🤝🇮🇹”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *